Telegrafi

West Ham me pronarë të rinj

Marrëveshja është kompletuar në orët e vona të së hënës dhe BBC shkruan se ish-pronarët e Birmingham Cityt kanë marrë 50% të aksioneve të klubit,

Shumica e aksioneve të tyre vijnë në formë të marrjes përsipër të borxheve që ka West Ham, që thuhet të jenë rreth 70 milionë funte.

Dyshja raportohet se do të ofrojnë rreth 8 milionë funte në dispozicion për menaxherin Gianfranco Zola për t’i harxhuar në muajin janar./Telegrafi/