Site icon Telegrafi

West Ham bën mrekullinë, eliminon me penallti Man Cityn nga EFL Cup

West Ham ka shënuar fitore pas penalltive ndaj Man Cityt, pasi loja e rregullt u mbyll pa gola 0-0.

Pjesa e parë ishte shumë e dobët, duke u shënuar vetëm një rast serioz dhe ai në minutën e 45-të, kur Nathan Ake nuk shënon nga një rast ideal.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat kishin raste, por nuk arritën të shënonin.

Ilkay Gundogan dy herë dhe John Stones  një herë, trenuan, por pa sukses.

Te Ëest Ham rastin më të mirë e kishte Arthur Masuaku, por as ky nuk qëlloi cakun.

Pas mbylljes së 90-të minutave, ndeshja shkon direkt në penallti.

Nga pika e bardhë më të saktë ishin çekanët që fituan 5-4, duke kaluar në çerekfinale. /Telegrafi/

Exit mobile version