Telegrafi

West Ham arrin marrëveshje për Mancinin dhe Jimenez

Liverpooli dhe Lyoni kanë qenë skuadrat e interesuara për Mancinin, mirëpo shefi ekzekutiv i West Hamit ka arritur marrëveshje për ta huazuar brazilianin dhe bashkëlojtarin e tij Jimenez për sezonin që vjen.

Skuadra nga Liga Premier, në fund të sezonit do ta ketë edhe mundësinë që t’i mbajë lojtarët në Upton Park nëse paguan shumën e parave të caktuar nga zikaltrit.