Telegrafi

West Ham arrin marrëveshje me Mido?

The Times shkruan se Mido tashmë ka arritur marrëveshje për t’iu bashkuar West Hamit si huazim, ndërsa për të kishin qenë të interesuar edhe Portsmouth dhe Hull City, në mesin e tjerave ekipe.

Mido aktualisht aktivizohet për klubin egjiptian Zamalek ku kaloi si huazim për një sezon verën e kaluar, për një shumë prej 1 milionë eurosh./Telegrafi/