Klubi i West Ham Unitedit është akuzuar për shkak të diskriminimit të femrave. Këtë akuzë e ka ngritur presidenti i departamenti të femrave në kuadër të Federatës së Anglisë, Stephen Hunt.
“West Ham duhet të ndëshkohet në mënyrë që të filloi të sillet si një klub i shekullit 21-të”, tha Hunt duke listuar një numër të diskriminimit të palejueshme ndaj ekipit të grave.
“Stërviten në palestër dhe jo në fushën e futbollit. Nuk ju japin para për uniformat dhe në këtë mënyrë detyrohen ti blejnë vet. Shpesh luajnë me pajisjet e sezonit të kaluar, ku janë emrat e futbollistëve të tjera”, ka shtuar Hunt.
Klubi ka pranuar “parregullsitë e vogla” duke premtuar se do të vazhdojë të ofrojë “ndihmë më të madhe për ekipin e femrave “. /Telegrafi/