Telegrafi

West Ham afër transferimit të portierit nigerian

Portieri i Hapoel Tel Aviv tashmë një kohë është lidhur me një kalim në Upton Park, me menaxherin e ri të ekipit, Avram Grant, që njihet si një admirues i tij. Enyeama bëri një paraqitje impresive për kombëtaren e tij në grupin B të Kupës së Botës, edhe pse Nigeria dështoi të kualifikohet më tej.

“Pres të dëgjoj ofertat gjatë javës në vazhdim. Është natyrale. Çdokush dëshiron të ecë para në jetë andaj, dukshëm, edhe unë dua të lëviz në vende të ndryshme”, ka thënë Enyeama për News of the World.

28-vjeçari më herët është spekuluar për një kalim në Arsenal, Hull City dhe Wigan Athletic. /Telegrafi/