Site icon Telegrafi

West Ham 3-1 Man UTD, notat e lojtarëve: De Gea dhe Lindelof më të dobëtit

LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 29: Felipe Anderson of West Ham United scores the opening goal pass David De Gea of Manchester United during the Premier League match between West Ham United and Manchester United at London Stadium on September 29, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)

Manchester United ka pësuar humbjen e tretë këtë edicion në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq janë mposhtur në udhëtim te West Ham United në Londër me rezultat 3-1.

Londinezët luajtën një ndeshje të madhe dhe dominuan mysafirët nga Manchesteri gjatë 90 minutave.

Mesfushori ofensivë, Felipe Anderson ishte lojtari më i mirë në ndeshje pasi shënoi edhe golin e parë mori notën (8,5).

(Photo by Warren Little/Getty Images/Guliver)

Me paraqitje fantastike u dalluan edhe Mark Noble, Pablo Zabaleta, Masuaku dhe Arnautovic.

Ndërkohë te United, me lojë të mirë u dalluan Luke Shaw, Marcus Rashford e Romelu Lukaku.

Ndërkohë lojtarët më të dobët në këtë sfidë ishin mbrojtësi Lindelof që shënoi autogol dhe portieri David De Gea (5,5). /Telegrafi/

Exit mobile version