Telegrafi

West Brom – Manchester United, formacionet zyrtare

Manchester United është ndjekësi më i afërt i Manchester Cityt për titullin e kampionit.

Aktualisht diferenca është 14 pikë në të mirë të Cityt, por Jose Mourinho nuk po dorëzohet për titullin.

Kësisoj ‘Djajtë e Kuq’, do të tentojnë fitoren ndaj West Bromwich Albion për ta ngushtuar diferencën në 11 pikë.

United në këtë takim vije pas fitores minimale 1-0 ndaj Bournemouth, ndërsa West Bromwich nuk po ka rezultate të mira dhe zë pozitën e parafundit në tabelë.

Formacionet zyrtare:

West Bromwich Albion: Foster, Nyom, Hegazy, Evans, Gibbs, Yacob, Krychowiak, Livermore, Kanu, Rondon, McClean.

Manchester United: De Gea, Valencia, Smalling, Jones, Young, Matic, Herrera, Martial, Lingard, Mata, Lukaku. /Telegrafi/