Site icon Telegrafi

Wesson nga Turqia në Prishtinë

Edhe koordinatori i ‘bardhekaltërve’ Florian Miftari e ka konfirmuar për Arena se tashmë qendra amerikane gjendet në Kosovë. “Kemi gjetur zëvendësimin e Hamidus, pasi ky i fundit nuk arriti që të bindë trajnerin dhe stafin e skuadrës. Wesson tashmë ka arritur në Prishtinë dhe i është bashkuar klubit”, deklaroi Miftari.

Ndër të tjera, ai tha se bëhet fjalë për një lojtar mjaftë cilësor që tashmë ka përvojën e duhur për të ndihmuar skuadrën prishtinase, si në Superligë ashtu edhe në Ligën Ballkanike. “Bëhet fjalë për një basketbollist tejet cilësor, pasi tashmë ai ka një karrierë të gjatë dhe ka luajtur në shumë skuadra evropiane”, theksoi Miftari. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version