Legjenda e Holandës, Wesley Sneijder, raportohet se është arrestuar mbrëmjen e kaluar pas dëmeve që i kishte shkaktuar një automjeti.
Futbollisti, i cili aktualisht luan në Katar për Al-Gharafa, është arrestuar në Utrecht në mbrëmjen e të premtes, derisa po kthehej në shtëpi i tij.
Algemeen Dagblad bën të ditur se ish-anëtari i Interit tashmë i ka paguar pronarit të makinës rreth gjashtë mijë euro, por i është marrë patentë shoferi.
35-vjeçari ishte parë duke u ngjitur mbi një automjet, derisa e shqelmonte atë dhe kishte bërë dëme të mëdha mbi të në gjendje të dehur.
Sneijder ishte mbajtur në paraburgim, edhe pse policia kishte mohuar arrestimin e tij. Ata kanë konfirmuar se një 35-vjeçar është arrestuar, por pa treguar identitetin e tij, derisa u publikuan momentet e hipjes së tij mbi makinë. /Telegrafi/