Telegrafi

Wesley Fofana me postim emocional pasi u lejua të bënte iftar

Mbrojtësi i Leicester Cityt, Wesley Fofana ka falënderuar Ligën Premier dhe lojtarët e Crystal Palaces për lejimin e tij për të bërë iftar në mes të ndeshjes.

Fofana është një mysliman i devotshëm dhe falë një pushimi në lojë në minutën e 35-të, ai ishte në gjendje të merrte disa lëngje, pasi nuk kishte ngrënë ose pirë për tërë ditën.

Lojtari 20-vjeçar shkroi në Twitter pas fitores 2-1 të së hënës dhe dha një falënderim të veçantë për shokët e tij të skuadrës te Leicester si dhe portierin e Palaces, Vicente Guaita.

Lexo po ashtu I respektuar nga gjyqtari dhe lojtarët kundërshtarë - në mes të takimit, Wesley Fofana ndaloi për të bërë iftar

“Vetëm dua të falënderoj Ligën Premier, Crystal Palacen dhe Vicente Guaita që më lejuan të bëjë iftar në mes të lojës. Kjo është ajo që e bën futbollin të mrekullueshëm”, ka shkruar Fofana.

Ramazani filloi në prill në mbarë botën dhe do të vazhdojë deri më 12 maj.

Trajneri Brendan Rodgers konfirmoi që Fofana po agjëronte javën e kaluar dhe zëvendësoi francezin kundër west Bromwich Albion.

Ai luajti 90 minuta të plota natën e kaluar megjithatë pasi Leicester bëri një hap të madh drejt kualifikimit të Ligës së Kampionëve në fitoren 2-1. /Telegrafi/