Ish-komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark, do të jetë pjesë e shënimit të përvjetorit të njëzet të çlirimit të Kosovës.
Clark përmes një postimi në Twitter, i është drejtuar ish-presidentit Bill Clinton i cili ka arritur dje në Prishtinë.
“Jam duke pritur për tu bashkuar me ju nesër president Bill Clinton, në Kosovë për këtë rast të veçantë”, ka shkruar Clark.
I am looking forward to joining you tomorrow President @BillClinton in #Kosovo for this special occasion. https://t.co/ZybEUI2zg1
— Wes Clark (@GeneralClark) June 11, 2019
Clark gjatë qëndrimit të tij në Kosovë do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Ndryshe ish-presidenti Bill Clinton përmes një postimi po ashtu në Twitter, shkroi se është i nderuar që është kthyer sërish në Kosovë për nderë të 20 vjetorit të çlirimit.
“Kam nderin që të kthehem në Kosovë për të përkujtuar 20 vjet paqe- një arritje nga populli i Kosovës që duhet të kremtohet jo vetëm në këtë përvjetorë, por çdo ditë”, shkroi ish-presidenti Clinton. /Telegrafi/