Arsene Wenger merr të gjitha vendimet te Arsenali, por sipas Tony Adamsit ai nuk do të mund të qëndronte as edhe një vite te Real Madridi.
Francezi është afër që ta vazhdojë kontratë e re me klubin, pas fitimi të FA Kupës.
Por legjenda e Arsenalit, Adams, ka thënë se ai nuk duhet të ketë një rast tjetër edhe pse sipas Wenger, ai ka refuzuar çdo klub në Evropë.
“Ai mund ta ketë refuzuar çdo klub në Evropë, por nuk do të mund të qëndronte as edhe një vit në Madrid. Ai do të duhej të shkonte nga klubi në klub”.
“Por, në Arsenal, ai ka dominim total. Bordi nuk bën asgjë. Arsene e mban aty timonin”.
“Ai u ka fituar atyre aq shuam para, sa që tani bën çfarë të dojë. Nuk besoj që do të largohet”, ka thënë Adams. /Telegrafi/