Chelsea duket se e ka bërë prioritet transferimin e Erling Haalandit nga Borussia Dortmundi.
The Blues janë duke vuajtur për një lojtar që shënon gola, derisa Timo Werneri është larg formës që e kishte te Rasenball Sport Leipzig.
Skuadra londineze, sipas asaj që raporton Daily Telegraph, po ofron gjermanin dhe një shumë të parave për transferimin e Haalandit.
Dortmundi mund të joshet nga kjo ofertë e bluve, pasi do të kishin një lojtar që e njeh mjaftë mirë Bundesligën dhe po ashtu do të fitonin para.
Haaland mund të largohet nga klubi gjerman në shumën e 120 milionë eurove, mirëpo në marrëveshjen e Chelsea do të vlerësohej me Wernerin dhe një shumë rreth 60 milionë.
Por, Thomas Tuchel e di se për të transferuar norvegjezin do të jetë e vështirë, shkaku që skuadra si, Barcelona, Real Madridi, Manchester United, PSG dhe Manchester City, janë në garë për të. /Telegrafi/