Nga frika për përkeqësimin e një lëndimi të pazakontë, ylli i RB Leipzig, Timo Werner, nuk do të jetë në ndeshjen ndaj Borussia Dortmund.
Kjo është për shkak se lojtari nuk është në gjendje të shfaqet mirë në ndeshjet ku tifozët bëjnë shumë zhurmë, për shkak të një problemi me muskujt e tij, që shkon deri në dëgjim.
Golashënuesi gjerman u desh ta lërë lojën ndaj Besiktasit në Ligën e Kampionëve për shkak të zhurmës që prodhonin tifozët.
Timo Werner becomes the first player to be subbed off because he couldn't cope with the fans noise pic.twitter.com/kPirb603AW
— Randi Satria (@satriarandyy) September 29, 2017
Tani klubi gjerman ka të frikë se lojtarit mund t’i ndodh e njëjta gjë, nga zhurma që bëjnë tifozët utras të Borussia Dortmundit që njiheni si ‘Muri i Verdhë’.
Lojtari ishte tallur nga disa tifozë të futbollit për largimin e tij nga loja.
Raportet shpjegojnë se lojtari vuan nga një bllokim në muskujt e shpinës të qafës dhe kjo ia shkakton problemin edhe në dëgjim.
Faktori i stresit dhe zhurma e lartë e përkeqësojë lëndimin e lojtarit.
Që nga ndeshja me Besiktasin, Werner nuk ka luajtur asnjë ndeshje, por ka stërvitur me klubin. /Telegrafi/