“Unë tashmë mund të mendoj se ne do të pranojmë oferta nga një numër klubesh në javët në vazhdim apo kur do të jetë pranë mbyllja e afatit kalimtar veror”.
“Nëse vjen diçka konkrete, ne do ta kemi nderin të bisedojmë me Ozil dhe agjentin e tij dhe të shohim se çfarë duan ata. Ne nuk do ta ndryshojmë politikën tonë. Nuk mund ta bëjmë këtë”, deklaroi Allofs.
Werderi i ka ofruar kontratë afatgjate mesfushorit, por bisedimet janë duke ngecur dhe nëse nuk e shet këtë verë, atëherë do ta humbë lojtarin me parametra zero verën e ardhshme. /Telegrafi/