Telegrafi

Werderi në finale të Kupës

Vendasve nuk iu cenua në asnjë moment kualifikimi pasi shfaqën lojë më të mirë, natyrisht duke parë dhe klasin më të ulët të lojtarëve të Augsburgut.

Marco Marin shënon për epërsinë fillestare (30’), ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Claudio Pizzaro (84’) duke shënuar golin e dytë për skuadrën nikoqire.

Pas kësaj fitoreje, Werderi gjendet në finale të Kupës gjermane, duke siguruar automatikisht një vend në Europa League për sezonin e ardhshëm, derisa në finale do të ketë kundërshtar fituesin nga takimi i të mërkurës ndërmjet Schalkes dhe Bayern Munichut. /Telegrafi/