Telegrafi

Werderi dhe Stuttgart shënojnë fitore

Dy gola të Julian Schieber në pjesë të parë (17’ dhe 31’) dhe një tjetër nga kapiteni Thomas Hitzlsperger në pjesë të dytë (54’), i kanë dhënë fitoren Sttuttgartit si mysafir i Eitracht Frankfurtit.

Claudio Pizzaro po ashtu ka shënuar dy gola, që të dy në pjesë të dytë (71 dhe 82), për të kompletuar fitoren bindëse të Werderit në fushë të vet ndaj Mainz. Golin e parë për vendasit e kishe shënuar Aaron Hunt në fund të pjesës së parë të takimit (38’).