Telegrafi

Werderi demolon Freiburgun

Mysafirët shënuan vetëm njëherë në pjesën e parë (33’) me anë të Hugo Almeida, ndërsa pesa golat tjerë i realizuan në pjesën e dytë.

Në minutat e para të pjesës së dytë, Marko Marin (55’) dhe sërish Hugo Almeida (57’), ngritën epërsinë në 3-0.

Tre golat tjerë u shënuan nga Mesut Ozil (67’), Naldo (73’) dhe Markus Rosenberg (82’).

Me këtë fitore, Werderi ka marrë kreun e tabelës me pikë të barabarta me Bayer Leverkusen, që të dielën e zhvillon derbin e javës së 13-të kundër Bayern Munichut.

Fitore të lartë ka shënuar edhe Hoffenheimi, që si mysafir e ka mposhtur 1. FC Cologne me rezultat prej 4-0.

Schalke ka mposhtur Hannoverin me rezultat 2-0, ndërsa derbi i parë i kësaj jave, i zhvilluar ndërmjet Stuttgartit dhe Herthas, ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1. /Telegrafi/