Telegrafi

Werder mposhtet në shtëpi

Rezultati ishte më befasues i të gjitha ndeshjeve, pasi Werderi ishte favorit absolut për të fituar takimin.

Lojtarët e Eintracht kaluan dy herë në epërsi me anë të Ioannis Amanatidis (7’ dhe 42’), por vendasit të dy herët arritën të barazojnë, së pari me anë të Mesut Oezil (13’) dhe pastaj me anë të Boubacar Sanogo (44’).

Por goli i sulmuesit çek Martin Fenin i shënuar në pjesën e dytë u tregua vendimtar për fitoren e mysafirëve.

Nga ndeshjet tjera, Jahmir Hyka nuk është aktivizuar në barazimin 2:2 të Mainz ndaj Bayer Leverkusen, derisa Schalke ka triumfuar 2:1 si mysafirë ndaj të sapo kthyerit në ligë, Nurnbergut.