Werder Bremeni barazoi 2-2 në play-off si mysafir i Heidenhiemit, por kjo i mjaftoi që të qëndronte në Bundesliga edhe për edicionin e ri, shkaku që në takimi i parë kishte përfunduar pa gola.
Pas vetëm tre minutash lojë në stadiumin “ Voith Arena”, Werderi kaloi në epërsi fal auto-golit të shënuar nga Norman Theuerkauf.
Milot Rashica (9’) kishte një mundësi ideale që të dyfishonte rezultatin, mirëpo gjuajtjen befasuese të tij e ndali portieri Kevin Muller.
Hiedenhiem ishte tejet me fat që nuk pësoi edhe në minutën e dhjetë, pas Muller bëri sërish një pritje fantastike të bërë nga Davy Klaassen.
Pjesa e parë përfundoi me këtë gol të vetëm, ndërsa në të dytën u shënuan edhe edhe tri të tjera.
Werderi sërish e kishte iniciativën për të shënuar gol, pasi rrezikoi me anë të Joshua Sargent në minutën e 59-të, mirëpo sërish në vend ishte portieri i vendasve.
Rashica më pas liroi vendin në minutën e 80-të për Niclas Fulkrug, e që kishte një paraqitje mjaftë të mirë.
Pas vetëm pesë minutash kur vushtrriasi u largua nga loja, Heidenheim i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Tim Kleindienst (85’).
Por, Werder Bremeni nuk u dorëzuar dhe arriti të rikthente epërsinë në 2-1 me golin e realizuar nga Ludwig Augustinsson (90’+4), e drama vazhdoi edhe më tutje.
Tim Kleindienst shënoi nga penalltia në minutën e 90+7, mirëpo që barazimi 2-2 si vendas nuk u ndihmoi që të futeshin në Bundesliga, pasi Werderi kishte luajtur pa gola në shtëpi, ndërsa si mysafir arriti t’i shënonte 2-2 /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=liqSNllLEEY&ab_channel=Niklxsh5_