Telegrafi

Werder Bremeni i Milot Rashicës merr një fitore të madhe në udhëtim te Schalke

Werder Bremen (Foto: Bernd Thissen/Pool via Getty Images/Guliver)

Werder Bremen ka arritur të marr një fitore të madhe 0-1 në udhëtim te Schlake  në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Bundesliga.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët përveç rasteve të krijuara arritën të shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 32-të dhe ishte Leonardo Bittencourt, i cili ka arritur të shënojë një supergol për 1-0 pas asistimit të yllit të Kosovës, Milot Rashica.

Në pjesën e dytë, vendasit e Schalkes luajtën më mirë, ishin më kërkues dhe krijuan më shumë raste në tentim të barazimit.

Megjithatë, edhe përkundër dominimit të madh nuk arritën të gjejnë golin dhe Werderi mori një fitore të madhe 0-1, e cila iu ndihmon në luftën për mbijetesë.

Ylli vushtrrias luajti në këtë takim deri në minutën e 58-të kur u zëvendësua nga Davie Selke.

Me këtë fitore, Bremeni arrin në kuotën e 25 pikë apo vetëm dy më pak se pozita që e dërgon në barazh dhe tri më pak se pozita që e shpëton nga rënia.

Në ndeshjen e radhës, Werderi e pret Eintracht Frankfurtit, ndërsa Schalke udhëton te Union Berlini. /Telegrafi/