Telegrafi

Werder Bremeni është gati ta shesë Milot Rashicën, gjermanët synojnë të fitojnë sa më shumë para

Milot Rashica (Foto: BILD)

Sulmuesi shqiptar, Milot Rashica, thuhet se mund të shitet në afatin kalimtar të verës, pasi Werder Bremen synon të fitojë sa më shumë para nga shitja e tij.

Reprezentuesi i Kosovës ka vuajtur shumë nga lëndimet këtë sezon dhe nuk ka përjetuar formën më të mirë dhe ka pasur mungesë golash.

Kështu, sipas gazetës gjermane Bild, Werder Bremen është i gatshëm të shesë vushtrriasin Milot Rashica.

Lexo po ashtu Milani do të tentojë transferimin e Rashicës në verë

Klubi gjerman dëshiron të fitojë sa më shumë para nga shitja e 24-vjeçarin përpara se kontrata e tij të skadojë në qershor 2022.

Werderi thuhet se do të dëgjojë ofertat për Rashicën këtë verë, me Aston Villan që thuhet se ka ringjallur interesin e tyre.

Megjithatë, sulmuesi i Kosovës duhet të shënojë disa gola në këtë fund të sezonit për ta rekomanduar veten përsëri te klubet e mëdha dhe t’i sillte Werderit një fitim më të lartë. /Telegrafi/