Werder Bremeni i ka dëshiruar fat anëtarit të tyre Milot Rashicës për ndeshjen që Kosova e zhvillon ndaj Anglisë.
Përfaqësuesja jonë dhe ‘Tre Luanët’ do të përballen nga ora 18:00 në kuadër të Grupit A të kualifikimeve për Euro 2020.
“Shumë fat, Milot Rashica”, ishte mbishkrimi i skuadrës gjermane të përcjell me formacionin e Kosovës.
‘Dardanët’ kanë humbur shansin që të kualifikohen në Kampionatin Evropian përmes fazës grupeve, por kemi ende gjasa.
Kosova mund të kualifikohet në Kampionatin Evropian përmes Ligës së Kombeve, derisa përballjen e parë do ta ketë me Maqedoninë e Veriut dhe nëse e kalon këtë pengesë, atëherë do ta pres fituesin e sfidës Bjellorusi – Gjeorgji. /Telegrafi/
Best of luck, @milotrashica! 🇽🇰 https://t.co/CYoFZWJ9kp
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) November 17, 2019