Gazeta e njohur gjermane Bild, raporton se Werder Bremen, do të paguajë te Vitesse plot 7.5 milionë euro për Milot Rashicën.
Kjo gazetë i ka njoftuar lexuesit gjerman me lojtarin dhe cilësitë e tij.
“Rashica është futbollist i Përfaqësueses së Kosovës, ku ka 11 paraqitje”, thuhet në fillim të shkrimit.
Ai ka pasur paraqitje shumë të mirë në elitën e futbollit holandez, Eredivisie, në krahun e djathtë të sulmit.
Rashica i ka kryer testet mjekësore dje në Klinikën Links der Weser.
Sulmuesi kosovar do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2022.
Sot ai do të paraqitet në qendrën stërvitor të klubit ku do të stërvitet me bashkëlojtarët. /Telegrafi/