Milot Rashica është kthyer te Werder Bremen, pas lëndimit që e pësoi me Kosovën në ndeshje ndaj Moldavisë.
Klubi ka bërë të ditur nivelin e lëndimit të pësuar të futbollistit tonë.
“Pasi mori një goditje në përballje ndaj Moldavisë, incizimet kanë treguar se Milot Rashica ka ndrydhur gjurin, por fatmirësisht ka shpëtuar nga lëndimi më serioz,” thuhet në njoftimi e klubit.
After picking up a knock in Kosovo’s game against Moldova, scans have shown that @milotrashica has sprained his knee, but thankfully avoided a serious injury ?#werder pic.twitter.com/zpgPg4fMLE
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) September 4, 2020
Milot Rashica kishte marrë leje vetëm për një ndeshje nga ekipi i tij me Kosovën.
Pas paraqitjes së tij ndaj Moldavisë, ai i është kthyer tek ekipi i tij. Rashica do të mungojë ndaj Greqisë. /Telegrafi/