Site icon Telegrafi

Werder Bremen e pranon afrimin e Milot Rashicës, nesër zyrtarizimi

Milot Rashica te Werder Bremen duket praktikisht e kryer, pasi edhe vet klubi ka lëshuar komunikatë.

Klubi shkruan se ai do të dal nesër në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.

“Transferimi është afër, vetëm disa detaje mungojnë. Pas pensionimit të Fin, ne gjetëm një lojtar që ka shpejtësi dhe sjell ndërtim të lojës në sulm”.

Milot Rashica

“Miloti është një lojtar i cili përshtatet pikërisht në këtë profil që ne kërkonim dhe do të na ndihmoj menjëherë. Supozoj se ai do të stërvitet me ekipin nesër”,ka thënë drejtori sportiv i klubit Frank Baumann.

Lexo po ashtu Mediat gjermane: Rashica po i kryen testet mjekësore te Werder Bremen (Foto)

Werder Bremen është një nga klubet më të mëdha në Gjermani.

Rashica njëri ndër lojtarët kryesor te Vitesse

Ata kaun fituar titullin katër herë në vitet 1964–65, 1987–88, 1992–93, 2003–04.

Klubi ka pasur suksese edhe në Evropë, ndërsa aktualisht është pjesë e Bundesligës dhe mban vendin e 16-të, që është pozitë që dërgon në barazh. /Telegrafi/

Exit mobile version