Site icon Telegrafi

Werder Bremen dhe Eintracht Frankfurt fillojnë bisedimet për Milot Rashicën, tashmë ka një ofertë konkretet për sulmuesin tonë

Sport Bild shkruan se Werder Bremen dhe Eintracht Frankfurt, janë në bisedime për Milot Rashicë, ku tashmë ka edhe një ofertë konkrete.

Largimi i Milot Rashicës nga Werder Bremen duket se është vetëm çështje kohe, pasi që klubi që tashmë do të bëjë gara në Bundesliga 2, duhet të shes lojtarë që të rregulloje bilancet.

Kjo pasi Werder duhet të sigurojë të paktën 9.4 milionë euro që të sigurojë licencën në Bundesliga 2.

Kjo shifër mund të arrihet lehtësisht, duke shitur yllin e skuadrës, që ka një klauzolë prej 15 milionë euro.

Gazeta e njohur gjermane shkruan se drejtori i ri sportiv i Eintracht Frankfurt, Markus Krosche, aktualisht është në diskutime konkrete me Werderin duke ofruar 12 milionë euro.

Sipas Sport Bild, Eintrachti po punon për të zëvendësuar Filip Kosticin dhe André Silva që do të largohen. /Telegrafi/

Exit mobile version