Telegrafi

Wengerin po e braktis ndihmësi pas 20 vjetëve, pritet të bëhet trajner i Alban Mehës

Arsenal ka zhgënjyer tifozët këtë vit dhe si fajtor kryesor po shihet trajneri Arsene Wenger.

Këtë të fundit fansat po e ftojnë të jap dorëheqje prej drejtimit të klubit londinez pas dështimit në Ligën e Kampionëve dhe aktualisht është në pozitën e pestë të Ligës Premier.

Por, një prej ndihmësve kryesor të francezit, i cili është krahu i djathtë i tij që 20 vjet, pritet të largohet në fund të sezonit, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për trajnerin boshnjak Boro Primorac, i cili pritet të merr drejtimin e skuadrës turke të Konyasporit.

Boro Primorac

Kjo e fundit, ku luan edhe mesfushori i përfaqësueses së Kosovës Alban Meha, ka ndarë rrugët me trajnerin Aykut Kocaman, i cili po flitet të merr drejtimin e Fenerbahçes. /Telegrafi/