Site icon Telegrafi

“Wengeri duhet ta kopjoj Mourinhon”

Legjenda e Arsenalit, David Seaman ka mbështetur Arsene Wengerin që të vazhdojë karrierën e tij në Emirates, por pohoi se mund të marrë një fletë nga libri i Jose Mourinhos për të rikthyer kohën e mirë.

Muajve të fundit pati shumë spekulime mbi të ardhmen e menaxherit veteran, por u mbyllën këtë javë pasi Wenger ra dakord për një kontratë të re me klubin në veri të Londrës.

Lexo po ashtu “Wenger është personi i duhur që do të na dërgojë drejt trofeve”

Marrëveshja vjen pas sezonin më të vështirë të Wengerit deri më sot, me një kundërshtim gjithnjë e më të zëshëm ndaj qëndrimit të tij në mesin e tifozëve.

Dhe për Seaman, i cili luajti nën komandën e Wenger në Highbury, qasja më pragmatike e Mourinhos mund të shihte një kthim në fatin e tij.

“Mourinho ka shkuar në Manchester United dhe ka fituar tre trofe në sezonin e tij të parë”, ka thënë fillimisht Seaman për TalkSport.

Lexo po ashtu Mourinho: Në krahasim me legjendat e Unitedit, jam “askushi”

“Mirë, ata nuk po luajnë futboll më të mirë, por nuk është futboll negativ. Është duke ndërtuar një mbrojtje dhe kjo është ajo që kemi bërë në Arsenal për një kohë të gjatë”, përcjell Telegrafi.

“Kur shkova në Arsenal, nuk luajtëm futbollin më tërheqës, por ishte futboll efektiv dhe fituam trofe”.

“Për mua, kjo është e gjitha për të fituar trofe”, përfundoi portieri i njohur anglez. /Telegrafi/

Exit mobile version