Shkodran Mustafi po vazhdon me pushimet e tij.
Mbrojtësi shqiptar ishte pjesë e Gjermanisë në Kupën e Konfederatave dhe tani ka mbetur më vonë se pjesa tjetër e skuadrës në pushime.
Reprezentuesi i Gjermanisë së fundmi është bërë baba, ndërsa pushimi i tij është drejt fundit.
Trajneri francez, Arsene Wenger është përgjigjur në pyetjen e medieve të ndryshme se kur do t’i bashkohet Mustafi.
Përpos mbrojtësit në pushime ende është edhe sulmuesi kilian Alexis Sanches që ishte gjithashtu pjesë e Kupës së Konfederatave me Kilin.
“Mustafi dhe Sanches, janë drejt përfundimit të pushimit. Ata do të bëjnë stërvitjen e parë të dielën kur ne do të luajmë ndaj Sevillës në Emirates Cup”, tha Wenger. /Telegrafi/