Telegrafi

Wenger: Wilshere, një mesfushor i kompletuar

“Jack ishte i jashtëzakonshëm sonte. Ai luajti në një pozitë ndryshe, disi më thellë dhe kjo iu përshtat atij mirë”.

“Nuk kam pritur që ai të jetë kaq i mirë në këtë fazë. Gjithmonë kam menduar se nëse mund ta rikthejmë Jack në një nivel të arsyeshëm deri në janar, ne do të kemi bërë punë të mirë, por ai është para asaj çfarë unë mund të imagjinoja. Ai është rikthyer në atë ku ishte para lëndimin, mendoj”.

“Një mesfushor i kompletuar mund të jetë mbrojtës dhe sulmues dhe Jack po ashtu mund të driblojë dhe ta dërgojë topin e fundit, andaj sa më afër golit janë lojtarët tjerë, më mirë për ta”.

“Ai ka kualitet dhe entuziazëm dhe dashuri për lojën, që është më e rëndësishmja për mua”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/