Telegrafi

Wenger: Walcott është fantastik

Arsenali ishte në disavantazh prej dy golash në Emirates, por me inkuadrimin e Walcott ngushtoi disavantazhin në 2-1 para se Fabregas të barazojë nga penaltia.

“Nuk mohoj se sonte ai kishte një ndikim të madh kur u fut në lojë dhe jam shumë i lumtur për këtë. Ishte absolutisht fantastik. Ai ka kualitete të cilat mund të shfrytëzohen në fusha të mëdha si Nou Camp, por së pari le të fokusohemi në Wolves të shtunën”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/