Arsene Wenger sot (e mërkurë) rinovoi me Arsenalin edhe për dy vite.
Tekniku francez ka thënë se është i lumtur për këtë dhe se ishte e lehtë për atë, pasi londinezët janë klubi i zemrës.
“Jam i lumtur dhe i emocionuar. I lumtur pasi mund të punoj aty ku dua të jem”, ka thënë Wenger pasi rinovoi me Topçinjtë.
“Për mua ishte një vendim i lehtë si gjithmonë pasi identifikohem me këtë klub. Është e lehtë të zgjedhësh të qëndrosh aty ku ke dëshirë të qëndrosh. I them tifozëve se dua të ndihmoj këtë skuadër”.
“Duhet të jemi së bashku, duhet të mbështesim njëri-tjetrin. Dhe natyrisht që duhet të riforcojmë skuadrën për skuadrën për sezonin e ardhshëm”, ka shtuar Wenger. /Telegrafi/