Telegrafi

Wenger: Van Persie përzierje e Henry dhe Bergkamp

Van Persie shënoi dy gola në fitoren e djeshme me rezultat 3-0 të Arsenalit ndaj Tottenhamit.

“Mendoj se ai është një kombinim i lojtarëve. Ai është më pak vrapues me topin se Thierry Henry dhe ai nuk është një Dennis Bergkamp i kompletuar, pasi ai luan lart në fushë. Por ai është një lloj lojtari që i përshtatet llojit të lojës tonë”.

“Kur e dërgoni topin në këmbët e tij, prekja e tij është e përkryer. Ai po ashtu mund të japë pasime të shkurta të cilat rrezikojnë gjithkënd. Para golit ai është inteligjent dhe i mençur”, ka thënë Wenger./Telegrafi/