Telegrafi

Wenger u dënua pasi u fut në dhomat e zhveshjes dhe e ofendoi gjyqtarin, del në media raporti i Mike Dean

Arsene Wenger i ka thënë gjyqtarit Mike Dean së është një turp në një mënyrë shumë agresive dhe kjo ka bërë që ai të dënohet me tri ndeshje.

Ngjarja kishte ndodhur në ndeshjen ndaj West Brom që u mbyll 1-1.

FA (federata angleze) sot e ka publikuar arsyen e dënimit prej tri ndeshjes për trajnerin francez.

Aty është publikuar raporti i shkruar nga gjyqtari Dean, pas ndeshjes.

Arsene Wenger debatoi edhe gjatë ndeshjes me gjyqtarin Mike Dean (Photo by Michael Steele/Getty Images)

“Teksa iu afruam dhomës së zhveshjes pas ndeshjes Z. Wenger ishte pas nesh dhe i tha rojës së WBA-së ta linte të futej në dhomë”.

“Ai ishte shumë agresiv teksa mu afrua dhe më tha që nuk jam i ndershëm disa herë”.

Lexo po ashtu Mourinho nuk është fjalosur vetëm me Conten, ai ka pasur probleme edhe me këta pesë trajnerë

“Na e ke bërë shumë herë këtë gjë, edhe pse duhet të jesh profesional, je një turp. Më pas u largua nga dhoma me ndihmën e rojës”, thuhet në raportin e gjyqtarit.

Wengerin e shihni në shkallët e stadiumit në ndeshjet e fundit (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Të njëjtin raportin e kanë shkruar edhe dy asistentët Simon Long dhe Ian Hussin, dhe gjyqtari i katërt Christopher Kavanagh.

FA shkruan se Wenger i ka pranuar akuzat. Ai është dënuar me 50,000 funte dhe tri ndeshje mos kryerje të detyrës. /Telegrafi/