Telegrafi

Wenger tregon se çka po i mungon prej kohës së Arsenalit

Arsene Wenger pranon se ka disa gjëra që i mungojnë nga ditët si menaxher i Arsenalit.

Francezi u largua në fund të sezonit të kaluar pas 22 vjetësh në krye të klubit, duke liruar rrugë për trajnerin e ri, Unai Emery.

“Unë nuk ndihem i pensionuar fare, por ndihem i frustruar nga konkurrenca”.

“Në thelb jam një tip garues dhe kjo po më mungon – sinqerisht ka shumë gjëra që nuk më mungojnë, pos asaj që ju thash”.

“Por sigurisht, dita, konkurrenca, arritjet që mund të bëni së bashku, ndarja e emocioneve, ndarja e garave, ulje dhe ngritje me të tjerët, sigurisht që ju mungojnë, sepse unë e kalova jetën me këto gjëra”, tha ai për bein sport.

Lexo po ashtu Wenger refuzoi Fulhamin, shpreson ta drejtojë Bayernin

Wenger me klubin londinez është shpallur tri herë kampion i Ligës Premier, gjersa ka fituar edhe një numër të madh të trofeve të ndryshëm.

Ndryshe, strategu ditë më parë refuzoi të jetë trajner i Fulhamit gjersa pritet ta merr drejtimin e Bayen Munichut. /Telegrafi/