Arsene Wenger ka zbuluar se Cristiano Ronaldo mund t’i bashkohej te Arsenalit në vend të Manchester United në vitin 2003.
Francezi gjithashtu pranoi se mos nënshkrimi i sulmuesit është një nga pendimet e tij më të mëdha.
Wenger konsiderohet nga shumë njerëz si një nga trajnerët më të mirë në historinë e Ligës Premier. Francezi mori drejtimin e Arsenalit në vitin 1996 dhe drejtoi klubin për 22 vjet përpara se të largohej në 2018.
Gjatë kohës së tij si trajner i Arsenalit, Wenger udhëhoqi klubin në fitimin e 17 trofeve, duke përfshirë tre tituj të Ligës Premier.
Një person që humbi mundësinë për të qenë pjesë e një skuadre historike është Ronaldo. Wenger ka zbuluar se Arsenali ishte afër nënshkrimit të portugezit nga Sporting Lisbona përpara se ai të bashkohej me Manchester United në verën e vitit 2003.
“Në atë kohë, ishte [Cristiano] Ronaldo. Ai luajti në Manchester United në vitin 2004 dhe është një nga lojtarët për të cilin më vjen keq që nuk e kam nënshkruar sepse ishim shumë afër [për ta nënshkruar atë nga Sporting Lisbonës]”, ka thënë Wenger.
Ronaldo, megjithatë, nuk do të ketë shumë keqardhje që nuk iu bashkua Arsenalit pasi vazhdoi të gëzonte sukses të rëndësishëm me Manchester United. /Telegrafi/