Arsene Wenger ka zgjedhur Anglinë si njërën prej kombëtareve favorite për ta fituar Kampionatin Evropian që do të mbahet gjatë kësaj vere në Francë.
Menaxheri i Arsenalit është i mahnitur me lojën e anglezëve në miqësoret kundër Gjermanisë dhe Holandës, për këtë e sheh ekipin e Roy Hodgsonit si njërin prej favoritëve për Euro 2016.
“U mahnita dhe i vendosa në mesin e favoritëve”, ka thënë Wenger.
“U befasova sepse superfavorit ishte Gjermania, Franca dhe Spanja me Anglinë pas tyre, por tani kam ndryshuar mendje”, ka shtuar strategu francez.