Telegrafi

Wenger tregon arsyen e moskomentimit të gjestit të Van Gaal

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, shpreson që lojtarët e tij të harrojnë humbjen ndaj Mancheter Unitedit dhe të kthehen në formë menjëherë në xhiron e ardhshme ndaj Swanseas.

Topçinjtë pësuan në Old Trafford 3-2 dhe tani mbesin me pesë pikë më pak se lideri Leicesteri.

“Humbëm tri pikë, por duhet të tregojmë për çka po luftojmë. Gjërat mund të ndryshojnë shpejtë vetëm nëse keni besim”, ka thënë Wenger pas ndeshjes, transmeton koha.net

“Treguam që kemi karakter dhe u përgjigjëm pas ndeshjes që patëm të mërkurën (ndaj Barçës në Ligën e Kampionëve, që Arsenali pësoi 2-0). Ata kishin lojtarë të rinj, por nuk është emri, por performanca. Jam shumë i zhgënjyer, por gati për të luftuar”.

“Nuk dua ta komentoj gjestin e Van Gaal ndaj gjyqtarit, pasi do të me quanit një humbës i keq”, ka shtuar francezi.

Van Gaal imtion lojtarët e Arsenalit.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 28 February 2016