Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se nuk do të shesin lojtar në janar.
Gunners kanë disa lojtarë që kërkojnë minuta më shumë për të fituar një vend në kombëtaret e tyre për ‘Rusia 2018’.
Jack Wilshere, Theo Walcott dhe Olivier Giroud, janë tre nga lojtarët që duan më shumë minuta me Arsenalin.
“Është e qartë që ai nuk po luan mjaftueshëm dhe për këtë ka folur edhe me përzgjedhësin Didier Deschamps. Ai do të gjejë një zgjidhje në javët në vijim”, ka thënë agjenti i lojtarit.
Por Wenger thotë se nuk do ta lejojë asnjë lojtarë të largohet, pasi klubi merr pjesë në të gjitha garat.
“E dua në ekip. Ne jemi kualifikuar për në Ligën e Evropës dhe kjo i bie që ne nuk duam ta reduktojmë skuadrën”.
“E kemi Kupën e Ligës. Pastaj vjen FA Kupa, Liga Premier ku është garë e fortë për top katër. Nuk duam të dobësohemi”.
“Ne duam t’i dëgjojmë interesat e lojtarëve, por do të shikohen edhe interesat e klubit, pasi klubi është më i rëndësishmi”.
“Ata duhet ta marrin vendimin e tyre, unë do ta marr timin”.
Wilshere, Walcott dhe Giroud janë të lidhur me largim nga Arsenali në janar. /Telegrafi/