Telegrafi

Wenger: Tottenham meriton të luajë në LK

Spurs befasuan topçinjtë me fitoren e mbrëmshme prej 2-1 në White Hart Lane duke iu dhënë një goditje shpresave të Arsenalit për titull.

I pyetur nëse Tottenham meriton të jetë në garën më të fuqishme evropiane, Wenger ka thënë: “Ka shumë ekipe të mira në Angli, ky është problem për Spurs".

“Nëse do të shtrohej pyetja pas ndeshjes me Portsmouth, do të thoshit jo. Nëse ju pyes pas ndeshjes së sotme, do të thoshit po. Sporti i nivelit të lartë është rreth qëndrueshmërisë”,ka shtuar francezi./Telegrafi/