Telegrafi

Wenger: Tottenham meriton Ligën e Kampionëve

Wenger mendon se ekipi nga White Hart Lane e ka merituar pozitën e katërt pas fitoreve impresive ndaj Arsenalit dhe Chelseat në javët e fundit.

“Po sigurisht, Spurs janë në Ligën e kampionëve me meritë, kurrë nuk do të ishit aty nga rastësia. Ata na mposhtën neve, mposhtën Chelsean, dhe po ashtu pas një dëshpërimi të madh të humbjes në gjysmëfinale të Kupës FA”.

“Kur e mposhtni Arsenalin, e mposhtni Chelsean, e mposhtni Manchester Cityn, e meritoni atë”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/