Telegrafi

Wenger i thotë Unitedit që ta balancojë skuadrën rreth Ronaldos

Arene Wenger ka dhënë mendimin e tij rreth formës së dobët të Manchester Unitedit, përkundër disa blerjeve të mëdha.

Djajtë Kuq pësuan humbje 5-0 në shtëpi ndaj Liverpoolit të dielën e javës që shkoi, duke i shfaqur ata tejet të shpërqendruar.

Lexo po ashtu Ronaldo dhe bashkëlojtari te Unitedi nuk pasojnë te njëri-tjetri shkaku që nuk kuptohen

Wenger ka komentuar situatën te Unitedi, duke bërë me dije se skuadra duhet të ketë bilancin rreth Ronaldos.

“Nuk do thosha që ishte gabim, por sigurisht ndikim emocional sepse ka qenë lojtar fantastik”, ka thënë francezi.

Lexo po ashtu Veprimi i çuditshëm i Ronaldos – tifozët mendojnë se portugezi u tall me Solskjaerin

“Ende besoj që Ronaldo mund të shënojë golat që të duhen. A mund ta përsërit çdo tre ndeshje, në intensitet të lartë? Kjo nuk është çështja tani, sepse të mos harrojmë ishte hero para tre ditëve”.

“Kur blen një lojtar të tillë, sekreti është te bilanci i skuadrës. Të luash Ronaldon, ai mund të fitojë ndeshjet, por duhet të balancosh skuadrën rreth tij”, shtoi Wenger.

Lexo po ashtu Ronaldon e 'lëshuan' nervat: Shqelmoi lojtarin e Liverpoolit derisa qëndronte në tokë

Ronaldo ishte tejet i acaruar gjatë takimit dhe për fat të tij të mirë, shpëtoi pa u ndëshkuar me karton të kuq. /Telegrafi/