Telegrafi

Wenger thotë se nuk e shet Sanchezin te klubet e Ligës Premier, por pse e shiti Van Persien te Manchester United

MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 22: (EXCLUSIVE COVERAGE) (PREMIUM PRICING APPLIES - MINIMUM PRINT FEE OF GBP 250, ONLINE FEE OF GBP 125 OR LOCAL EQUIVALENTS) Robin van Persie of Manchester United poses with the number 20 shirt to denote 20 League titles won by Manchester United after the Barclays Premier League match between Manchester United and Aston Villa at Old Trafford on April 22, 2013 in Manchester, England. (Photo by John Peters/Man Utd via Getty Images)

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se situatat e Alexis Sanchez dhe të Robin van Persiet janë krejtësisht ndryshe.

Van Persie kishte lënë Arsenalin për të kaluar te rivalët e Manchester United.

“E lëshova Persien të largohej pasin ishte në vitin e fundit të kontratës. Van Persie ishte 29 vjeç dhe i mbushte 30, dhe dëshironte kontratë afatgjate”.

Lexo po ashtu Wenger: Sancezh dëshiron të qëndrojë, nuk e shesim te klubet e Ligës Premier

“Nuk është i njëjtë rasti i Alexis. Alexis ka 28 vjet. Është pak më ndryshe”, ka thënë Wenger.

Sanchez është në dilemë të madhe se ku do ta vazhdoj karrierën edhe pse Wenger beson që ai do të qëndrojë te Arsenali. /Telegrafi/