Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se situatat e Alexis Sanchez dhe të Robin van Persiet janë krejtësisht ndryshe.
Van Persie kishte lënë Arsenalin për të kaluar te rivalët e Manchester United.
“E lëshova Persien të largohej pasin ishte në vitin e fundit të kontratës. Van Persie ishte 29 vjeç dhe i mbushte 30, dhe dëshironte kontratë afatgjate”.
“Nuk është i njëjtë rasti i Alexis. Alexis ka 28 vjet. Është pak më ndryshe”, ka thënë Wenger.
Sanchez është në dilemë të madhe se ku do ta vazhdoj karrierën edhe pse Wenger beson që ai do të qëndrojë te Arsenali. /Telegrafi/