Telegrafi

Wenger thotë se mund të mos blejë sulmues

Me Nicklas Bendtner që është afër rikthimit, mbase në kohën e duhur për udhëtimin te Manchester United vikendin e ardhshëm, Wenger ka thënë se mund të mos sjellë asnjë sulmues të ri këtë afat kalimtar.

“Për momentin nuk jemi në prag të nënshkrimit me askënd. Është shumë vështirë në janar të gjesh lojtarë të cilët janë të gatshëm për Ligën e Kampionëve, të cilët janë mjaft të mirë të luajnë për Arsenalin dhe me çmim të duhur. Kurrë nuk i dihet, por për momentin jemi larg”, ka thënë Wenger./Telegrafi/