Trajneri i Arsenalit, Boro Primorac, pret që menaxheri Arsene Wenger të qëndrojë në klub.
Kontrata e Wengerit skadon në fund të sezonit, opr Primorac insiston se francezi nuk po mendon për t’u larguar.
Primorac ka folur për të përditshmen kroate Jutarnji List ku ka bërë pohimet e lartpërmendura.
“Natyrisht se është keq të humbasim ashtu në Ligën e Kampionëve, edhe pse ndodhi ndaj Bayernit”.
“Ne kutpojmë se tifozët s’janë të kënaqur, as ne nuk jemi”.
“Por, sa për kritikët, nuk ka njerëzit më mosmirënjohës në futboll se sa tifozët dhe ish lojtarët”.
“Fuqia e Arsenalit në 20 vitet e fundit ka qenë Wenger”.
“Nuk është gjithçka për rezultate, por po ashtu edhe biznesi është pjesë që i intereson klubit”, deklaroi Primorac. /Telegrafi/