Site icon Telegrafi

Wenger të jap detajet për planin radikal të tij për ndryshimin e rregullit të pozitës jashtë loje

Arsene Wenger ka thënë se ai ka një plan që të bëjë futbollin sërish më atraktiv pas përfshirjes së VAR-it në të.

SunSport raportoi vitin e kaluar se ish-trajneri i Arsenalit ka një plan se si duhet të ndalojë ‘logjikën’ e video asistentit të gjyqtarit për pozitën jashtë loje të një lojtari.

Të gjitha gjërat e thëna nga Wenger, janë pëlqyer nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Francezi nuk po ndalet me kaq dhe kërkon që të ndryshohen edhe disa rregulla në futboll për të mos i zhgënjyer as lojtarët e as tifozët.

Një ide tjetër interesante është se kur topi del jashtë vijave anësore, lojtari mund ta marrë topin ta vë në lojë me këmbë dhe jo me dorë siç është aktualisht rregulli.

Infantino ka kërkuar nga anëtarët e bordit që të mbahet një mbledhje dhe të sqarohen detajet e ofruara nga Wenger, por që të jenë edhe më të sqaruara. /Telegrafi/

Exit mobile version