Telegrafi

Wenger, të fitojë kontratë të re?

The Sun shkruan se tifozët janë kthyer kah menaxheri i Topçinjve pas disfatës befasuese të së shtunës në Kupën FA nga Blackburn në Emirates.

Por, francezi aq shumë i kritikuar së fundi, ka dhënë shenja se dëshiron të qëndrojë për të shënuar dy dekada në karrigen e menaxherit dhe për t’u dhënë fund spekulimeve se ai do të largohet kur kontrata e tij të skadojë në qershor të vitit të ardhshëm.

E ardhmja e Wenger ka qenë në dyshime pas tetë sezoneve pa trofe dhe pasi vjeshtën e kaluar ai refuzoi zyrtarët e klubit për të filluar negociatat për kontratë të re.

Por brenda bordit të klubit ka një tendencë për ta mbajtur menaxherin dhe për të ndërtuar një skuadër e cila do të përfitonte nga rregullat e reja fair-playt financiar, të cilat do të fillojnë të aplikohen brenda dy sezonesh. /Telegrafi/